DYLON

MINT në mbrojtje të konsumatorëve për shërbimet e telekomunikimit kabllor

MINT në mbrojtje të konsumatorëve për shërbimet e telekomunikimit kabllor
Avatar photo Redaksia

Inspektorët e Inspektoratit të Tregut në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjatë muajit shtator 2021 kanë pranuar mbi 180 ankesa të konsumatorëve, të cilët janë ankuar lidhur me shërbimet e telekomunikimit kabllor të ofruar nga një operator ekonomik.

Duke u bazuar në nenin 9, paragrafin 1, pika 1.3,  të Ligjit nr. 03/L-181 për Inspektoratin dhe mbikëqyrjen e Tregut, inspektorët e tregut kanë realizuar inspektim tek operatori ekonomik, ku kanë analizuar dokumentacionin e dorëzuar nga operatori ekonomik, ankesat e konsumatorëve, provat materiale dhe në bazë të këtyre dëshmive ka rezultuar se operatori ekonomik ka bërë shkelje ndaj konsumatorëve.

Në bazë të Ligjit nr. 06/L034 për Mbrojtjen e Konsumatorëve,  konkretisht të neneve13, 71, 72 dhe 73, operatori ekonomik ka bërë shkelje, si:

EkoHigjiena
  1. Ka bërë reklamë mashtruese për klientët/konsumatorët duke promovuar shërbime të cilat nuk i ofron ose ka qenë në dijeni paraprakisht se nuk mund t’i ofrojë;
  2. Pa paralajmërim dhe pa asnjë njoftim paraprak ka ndërprerë transmetimin e disa kanaleve gjë që ka shtyrë një numër të madh të konsumatorëve që të ushtrojnë ankesë me pretendimin se janë mashtruar.
  3. Ka vendosur kushte të padrejta në kontratë duke e kushtëzuar klientin/ konsumatorin që në rast të shkëputjes së kontratës para afatit prej 12 muajsh, klienti/ konsumatori obligohet të paguajë për muajt e mbetur, edhe pse i njëjti nuk ka mundësi të shfrytëzojë shërbimet për të cilat ka lidhur kontratën.

Inspektorati i Tregut, me datën 23.09.2021, ka iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë për operatorin ekonomik dhe pritet që kjo lëndë të trajtohet me prioritet dhe konform dispozitave ligjore në fuqi.

MINT dhe Inspektorati i Tregut janë të përkushtuar përherë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për siguri në treg, thuhet në komunikatën e MINT-it. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.