DYLON

Minoritetet kushtëzojnë themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kryesia e kuvendit nuk e cakton rendin e ditës, mirëpo ajo bëhet në diskutim.

“Kryesia nuk cakton rendin e ditës ajo mban diskutim. Varet kush se si i interpreton ato ligje. Ne si LDK e kemi përkrah dhe do ta përkrahim ligjin për themelin e FSK-së. Duhet votë e dyfishtë andaj ne do të vazhdojmë përpjekjet që të arrihet kjo marrëveshje”, ka thënë Beqiri, raporton Indeksonline.

EkoHigjiena

Beqiri ka thënë se duhen edhe votat e pakicës për të shkuar votimi i FAK-ut. “Pra duhen edhe votat e minoriteteve për themelimin e FSK-së”.

Hiqet nga rendi i ditës votimi për Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca nuk është pajtuar me vendimin e kryesisë së Kuvendit që t’i tërheq nga rendi i ditës pikat për ndryshime kushtetuese që i hap rrugë krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, raporton Indeksonline.

“Nuk u pajtova me vendimin e mazhorances që t’i tërheq nga pika e rendit të ditës ndryshimet kushtetuese për themelimin e FAK-ut. Kjo nuk u fut në rendin e ditës dhe unë mendoj se ky ckapërcim është i qëllimshëm. Kjo është një çështje e qëllimshme nga autoritet e tanishme qeverisëse në Kosovë. Kjo pikë do të duhej të shqyrtohej në rendin e ditës së seancës të ditës së enjtes”, ka thënë Konjufca pas përfundimit të kryesisë.

Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se kanë kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës amendamentet kushtetuese.

“Ne duhet të informojmë drejt opinionin. Ne kemi kërkuar që ligji që parasheh amendamentet kushtetuese të FSK të hiqet nga rendi i ditës. Për votimin e ligjit për FSK-në, pasi që për ndryshimet kushtetuese neviotet votim i dyfishtë edhe nga minoritetet”, ka thënë Grabovci.

Ai ka shtuar se shndërrimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Është duke u punuar me ngulm për sjelljen në Kuvend të amanadamenteve që i hapin rrugë themelimit të FAK-ut”, ka thënë në fund Grabovci.

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=173070

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.