DYLON

Ministrja Tahiri udhëton për Bruksel

Avatar photo Redaksia

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri ka udhëtuar për Bruksel, me ç ‘rast do të ketë takim me znj. Angelina Eichhorst, drejtore për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim do të diskutohet për bllokadën që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës, pavarësimin e KOSTT-it (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës) dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës.

EkoHigjiena

Këto marrëveshje janë arritur në kuadër të pakos së marrëveshjeve të Brukselit të nënshkruara më 25 gusht 2015, por zbatimi i tyre ka qenë shumë i limituar.

Serbia përveç që është dashur të mos e pengojë marrjen e kodit shtetëror për Kosovën është dashur që të heq kundërshtimet e saj ndaj vendimit të ENTSO-E për pranimin e KOSTT-it si anëtar i barabartë me shtetet tjera. Poashtu kah fundi i këtij muaji, sipas marrëveshjes, Bashkimi Evropian duhet ta kryej revitalizimin e urës së Mitrovicës dhe ta hapë atë për automjete dhe këmbësorë.

Ministrja Edita Tahiri gjithashtu do të takohet edhe me ndërmjetësit e BE-së për marrëveshjet e lartpërmendura dhe poashtu do të udhëheqë delegacionin e Kosovës në kuadër të takimit trilateral për kadastrin që do të mbahet më 8 qershor 2016.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.