DYLON

Ministrja Tahiri takon Ambasadorin e Danimarkës, rezident në Tiranë, Mads Sandau-Jensen

Avatar photo Redaksia

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri ka pritur në takim Ambasadorin e Danimarkës, rezident në Tiranë, Mads Sandau-Jensen, në të cilin vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e rëndësishme për të dyja vendet.

Ministrja Tahiri e njoftoi Ambasadorin Jensen me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke theksuar prioritetet e Qeverisë, me theks të veçantë agjendën evropiane dhe euro-atlantike. “Marrëveshja Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, që është në prag të nënshkrimit përbënë një përparim konkret dhe të merituar të Kosovës drejt BE-së”, ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se liberalizimi i vizave duhet të shpejtohet sepse qytetarët e Kosovës nuk mund të mbeten edhe më tej të izoluar.

EkoHigjiena

Duke folur për procesin e dialogut të Brukselit që po zhvillohet në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ministrja Tahiri tha se një proces i tillë po ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe afrimin me BE-në, si dhe paqen dhe sigurinë në rajon.

Ambasadori i Danimarkës, Jensen, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e dialogut të Brukselit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.