DYLON

Ministrja Tahiri e takoi sot Drejtorin e EUROSTAT-it, Pieter Everaers

Avatar photo Redaksia

Ministrja për Dialogu në Qeverinë e Republikës së Kosovës Edita Tahiri ka pritur sot në takim delegacionin e EUROSTAT-it që po qëndron në Kosovë të kryesuar nga z. Pieter Everaers, drejtor.

Ministrja Tahiri e falënderoi z. Everaers për përkrahjen e vazhdueshme të EUROSTAT-it për zhvillimin dhe konsolidimin e fushës së statistikave shtetërore të Kosovës dhe në veçanti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Ajo në veçanti vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë për realizimin me sukses të Regjistrimit të parë të popullsisë në Kosovës në vitin 2011, pas 30 viteve të vakumit në këtë fushë. Po ashtu znj. Tahiri përmendi përkrahjen e dhënë edhe në procesin e regjistrimit të bujqësisë pasi që konfirmimi i këtyre statistikave nga ana e EUROSTAT-it natyrisht që ndikon shumë në besueshmërinë e statistikave të zyrtare të shtetit të ri të Kosovës.

EkoHigjiena

Në ketë takim u bisedua për përgatitjet që janë duke u bërë për regjistrimit e popullsisë dhe të ekonomive familjare edhe në katër komunat e pjesës veriore të vendit të cilat kishin refuzuar të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011. Ajo theksoi se në saje të rezultateve të dialogut të Brukselit tashmë është krijuar klima politike për të organizuar regjistrimin e popullsisë si dhe të bujqësisë në këto katër komuna. Në takim, u theksua rëndësia e miratimit të ligjit për këtë çështje si dhe vazhdimi me përgatitjet teknike. U vlerësua, po ashtu roli i BE-së dhe EUROSTAT-it për të çuar përpara këtë proces të rëndësishëm.

Ndërsa, z. Everaers, drejtor i EUROSTAT-it vlerësoi edhe njëherë kontributin e ministres Tahiri për realizimin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë në vitin 2011 kur ajo ishte ministre e Administratës Publike. Ai përgëzoi Qeverinë e Kosovës dhe Agjencinë e Statistikave për suksesin në organizimin e regjistrimit të bujqësisë, duke thënë se nga këto dy procese Kosova ka prodhuar statistika të larta e të besueshme, e që janë konstatuara si statistika me standarde evropiane. Në ketë drejtim, pa dyshim që edhe roli i EUROSTAT-it ka qenë vendimtar për të konfirmuar një gjë të tillë.

Në fund të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdoj edhe në të ardhmen, e sidomos edhe në organizimin e regjistrimit të popullsisë në pjesën në komunat veriore që është në interesin të gjithëve të kenë në dispozicion statistika të sakta me qëllim avancimin e planeve dhe programeve zhvillimore në nivel lokal.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.