• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Ministrja Rozeta Hajdari u takua me përfaqësues të CEFTA-s

Redaksia 2LONLINE 14 Shkurt, 2020 2 min
 Ministrja Rozeta Hajdari u takua me përfaqësues të CEFTA-s

Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari takoi përfaqësues të CEFTA-s, ku biseduan për pika të rëndësishme për të eliminuar barrierat tregtare dhe për të fuqizuar rolin e Kosovës integrimin rajonal.

Me këtë rast, ministrja Rozeta Hajdari u zotua se do të procedojë “Protokollin Shtesë 5 dhe 6” të CEFTA-s në Parlamentin e Kosovës për t’i ratifikuar në një periudhë sa më të shpejtë.

Ndërsa, në “Protokolli Shtesë 7”, ministrja do të angazhohet që procedurat në Qeveri të përfundojnë sa më shpejt në mënyrë që të kemi zyrtarisht Ekipin negociator të Kosovës. “Për ne është e rëndësishme që të avancojë ky proces pasi që do të fuqizonte mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare, e që fatkeqësisht rajoni jonë përballet vazhdimisht me barriera tregtare”, u shpreh ministrja Hajdari.

Gjithashtu, në takim, ministrja potencoi se edhe në pikën “Plani Shumëvjeçar i Veprimit 2.0”– Kosova përkrah çdo iniciativë, që kontribuon në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe gjithmonë në përfitim të të gjitha vendeve të CEFTA-s. “Për ne është e rëndësishme që të kemi një bashkëpunim të shëndoshë me të gjitha vendet e rajonit, duke punuar në mënyrë aktive për eliminimin e të gjitha barrierave jo-tarifore, prandaj kërkoj një rol edhe më aktiv të Sekretariatit të CEFTA-s në drejtim të identifikimit dhe zgjidhjes së barrierave tregtare”, tha ministrja Hajdari.

Ministrja Rozeta Hajdari potencoi se shpreson që procesi i njohjes së kualifikimeve profesionale të avancojë dhe u zotua se Sekretariati do ta ketë përkrahjen e saj në këtë proces për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme në rrethanat aktuale në të cilat gjendet rajoni jonë.

Kurse, sa i përket “tarifës 100% dhe reciprocitetit”, ministrja Hajdari bëri të ditur se jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe së shpejti do të dalim me një propozim, por sigurisht duhet të kuptohet drejtë se Kosova ka qenë e detyruar që të veprojë në këtë mënyrë, duke marrë parasysh qasjen dhe diskriminim që i është bërë Kosovës në raportet tregtare nga vendet anëtare të CEFTA-s.

Etiketa:CEFTA Ministrja Rozeta Hajdari
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lugina

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022
N'rrjet

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj.

30 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Në CEFTA si shtet dhe jo më përmes UNMIK-ut

24 Nëntor, 2021

Ministrja Hajdari takon inspektoratet komunale për koordinim të zbatimit të urdhëresave

1 Prill, 2020

Ministrja Rozeta Hajdari vizitoi marketet

1 Prill, 2020

Ministri Shala: Për shkak të barrierave, eksporti i Kosovës është më i ulëti në rajon

21 Maj, 2019

Nëse doni të jetoni dhe të veproni në Zvicër, ja çfarë iu duhet!

6 Mars, 2019

Ministri Shala: Mosnjohja e Kosovës është pengesa më e madhe jo-tarifore në CEFTA

4 Dhjetor, 2018

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com