DYLON

Ministrja Nagavci shpreh mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e arsimit profesional

Ministrja Nagavci shpreh mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e arsimit profesional
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, me rastin e ceremonisë përmbyllëse të projektit YES (Rinia, Punësimi dhe Shkathtësitë), të organizatës GIZ ka folur për pikat e programit të Qeverisë për sektorin e arsimit, përkatësisht Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim me partnerët zhvillimor edhe në të ardhmen, Nagavci tha se tregu i punës në Kosovë ka nevojë për profesionistë të fushave të ndryshme, ndaj programi arsimor do të jetë i harmonizuar me tregun e punës.

EkoHigjiena

Ministrja Nagavci theksoi se, për më shumë se katër vite është punuar në projektin YES (Rinia, Punësimi dhe Shkathtësitë), projekt i fokusuar në rritjen e pjesëmarrjes së sektorit privat në Arsimin dhe Aftësimin Profesional, si dhe përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie.

Ndër të tjera, ajo foli edhe për zhvillimin e programeve të trajnimit për mësimdhënës, rishikimin e kurrikulës bazë për klasën e dhjetë dhe krijimin e skemës së praktikës në kompanitë e shitjes me pakicë, që kanë kërkesë të lartë për punësim.

Duke falënderuar GIZ për punën dhe bashkëpunimin ndër vite, ministrja shprehu mbështetjen e tranizicionit në shkolla, në programin për zbulimin e mundësive të punësimit, në përmirësimin e kapaciteteve të sistemit të Arsimit Profesional, në dixhitalizimin e materialit mësimor për mësim të përzier në disa profile, si dhe në zhvillimin e një koncepti për një platformë unike të mësimit elektronik për Kosovën.

Ndërkaq, Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörg Rohde tha se Gjermania e ka mbështetur Kosovën në përmirësimin e trajnimit dhe aftësimit profesional për t’i përmbushur nevojat e tregut të punës. Sipas tij, në këtë aspekt janë arritur suksese të shumta. Ai tha se një numër i madh i kompanive janë përfshirë në këtë projekt, në krijimin e profileve të ndryshme për zanate të caktuara profesionale.

Ambasadori Rohde ka premtuar se Gjermania edhe më tutje do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët kosovarë në promovimin e punësimit në Kosovë.

Ndryshe, projekti YES u është drejtuar të gjitha shkollave të AAP-së, për të emëruar mësuesit për mësimin në distancë, ku 78 mësimdhënës u trajnuan për sigurimin e këshillave ad hoc në lidhje me mësimin në distancë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.