DYLON

Ministrja Kusari-Lila: Matjet e sakta garantojnë tregti të ndershme dhe mbrojtje për fermerët

Ministrja Kusari-Lila: Matjet e sakta garantojnë tregti të ndershme dhe mbrojtje për fermerët
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizituan procesin e verifikimit të peshoreve gjatë sezonit të korrje-shirjeve të grurit, me qëllim garantimin e matjeve të sakta dhe mbrojtjen e fermerëve dhe konsumatorëve.

Gjatë vizitës u verifikua peshorja 60-tonëshe në Mullirin “Alia Commerc”, në pronësi të Ridvan Rrahmanit, në fshatin Cërnicë të Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Procesi i verifikimit konfirmoi se peshorja funksionon brenda standardeve të lejuara metrologjike, ndërsa pas përfundimit të kontrollit u vendos edhe shenja zyrtare e verifikimit.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se këto kontrolle kanë rëndësi të veçantë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe fermerëve, pasi garantojnë matje të sakta gjatë pranimit dhe deponimit të grurit në mullinj për bluarje.

Ajo shtoi se verifikimi i rregullt i mjeteve matëse kontribuon në zhvillimin e një tregtie të ndershme dhe në forcimin e besimit të qytetarëve në proceset e matjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.