DYLON

Ministrja Hoxha, merr përkrahjen e Suedisë në procesin integrues

Ministrja Hoxha, merr përkrahjen e Suedisë në procesin integrues
Avatar photo Redaksia

Sot, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka pritur në takim, të ngarkuarin me punën e Ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën, z. Anders Wollter, me të cilin ka diskutuar rreth procesit integrues, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi.

Pasi theksoi përkushtimin për dinamizmin e procesit integrues, Ministrja Hoxha, vuri në dukje prioritetet ndër të cilat janë, zbatim i MSA-së, fuqizimi i sundimit të ligjit, reforma konform rekomandimeve për këtë proces si dhe liberalizimin e vizave.

“Dinamizmi i procesit është përmbajtjësor dhe gjithëpërfshirës. E ardhmja jonë është e përcaktuar dhe për këtë kemi konsensus nacional. Përgjegjësitë tona do t’i kryejmë dhe presim integrimin e plotë të vendit tonë në institucionet ndërkombëtare”, theksoi ministrja Hoxha.

EkoHigjiena

I ngarkuari me punë i Ambasadorit për Kosovën, z. Anders Wollter, vlerësoi angazhimin e institucioneve për procesin integrues, duke ofruar mbështetje në këtë proces.

“Ne vlerësojmë angazhimin institucional të Kosovës për procesin integrues. Mbretëria e Suedisë do të jetë përkrah jush, ashtu sikur kemi qenë deri më tani. Sfidat e procesit integrues dhe vlerat e këtij integrimi, Kosovën do ta bëjnë vend më të mirë dhe pjesë të vlerave evropiane, aty ku edhe e ka vendin”, theksoi Z. Wollter, duke i dhënë përkrahje Ministres Hoxha.

Intensifikimi i bashkëpunimit dhe përkrahjes së procesit integrues nga Mbretëria e Suedisë, sipas Ministres Hoxha, do të shënojnë përparim dhe arritje të re me interes për vendin dhe qytetarët tanë, duke i kontribuar realizimit sa më të shpejt të këtij prioriteti qeverisës.

 

http://www.mei-ks.net/sq/lajmet/ministrja-hoxha-merr-prkrahjen-e-suedis-n-procesin-integrues

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.