Në kuadër të vizitës zyrtare në Komunën e Gjilanit, ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me kryetarin Hyseni, vizituan Stacionin Policor në Gjilan.
Temë diskutimi me zyrtarët policor ishte çështja e dhunës në familje. Gjatë këtij takimi, roli i Policisë u vlerësua si tejet i rëndësishëm në trajtimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje.
Po ashtu u theksua edhe roli që ka Strategjia dhe Plani i Veprimit Kundër Dhunës ne Familje, zbatimi i saj në bashkrëndimin institucional me aktivitete dhe veprime konkrete.
Në kuadër të këtij takimi u tha se koordinimi ndërinstitucianal do të shtrijë edhe më gjerë bashkëpunim sa i përket aktiviteteve dhe fushatës kundër dhunës në familje. /2LONLINE/