DYLON

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe deputeti Shaip Kamberi, flasin për të drejtat e cënuara dhe nevojat emergjente të shqiptarëve në Serbi

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe deputeti Shaip Kamberi, flasin për të drejtat e cënuara dhe nevojat emergjente të shqiptarëve në Serbi
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla,  takoi Kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar Shqiptare në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se ishte nder i veçantë të takoj z.Kamberi, flamurtar i të drejtave të pamohueshme të shqiptarëve në Serbi dhe zë i fuqishëm i Luginës për barazi, drejtësi e të drejta të plota.

“Me z.Kamberi biseduam për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë, për të drejtat e përfaqësimit politik në nivel lokal e qendror, për të drejtën për arsim në gjuhën amtare, për mundësi të rritjes profesionale e për ushtrim të lirë të ndjenjës kombëtare”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

EkoHigjiena

“Është e pakursyer dhe e vendosur përkrahja e Kosovës për Luginën dhe shqiptarët në Serbi, e përmes nismave të fundit, ne do t’u gjindemi bashkëkombasve tanë në këto ditë sfidash por edhe më tej”.

Kreydiplomatja Haradinaj-Stublla tha po ashtu se është e palëkundshme puna e përbashkët për koordinim të platformës shqiptare për të drejta të barabarta e zhvillim të Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit.

Duke shprehur gatishmërinë e plotë për të ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi në funksion të koordinimit të veprimeve në të mirë të shqiptarëve në Luginë, shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova është e vendosur për të vulosur drejtësinë jo vetëm për popullin dhe qenësinë e saj, por edhe për bashkëkombasit e saj që jetojnë në Serbi.

Duke i dhuruar librin emblematik të ish ushtares së UÇK-së dhe zëdhënëses së Zonës Operative të Dukagjinit të ndjeres Fetnete Ramosaj me titull ‘KUNDËR HARRESËS: Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999’, si dhe ornamentin e punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, Ministrja i premtoi z.Kamberi se do vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në avokimin e së vërtetës së shqiptarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.