DYLON

Ministrja Gërvalla: Sundimi i ligjit është pikënisja dhe fundamenti i çdo sistemi funksional të drejtësisë

Ministrja Gërvalla: Sundimi i ligjit është pikënisja dhe fundamenti i çdo sistemi funksional të drejtësisë
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot ka vizituar Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku është takuar me Kryeprokurorin Arben Kadriu.

Ministrja Gërvalla tha se sundimi i ligjit është pikënisja dhe fundamenti i çdo sistemi funksional të drejtësisë.

EkoHigjiena

Mes tjerash ajo foli edhe për rolin e Prokurorisë për çka tha se është garantues i zbatimit të ligjit në praktikë, përmes ushtrimit të ndjekjes penale dhe trajtimit të rasteve në përputhje me kompetencat ligjore.

“Në fokus të takimit ishte nevoja për përforcimin e kapaciteteve dhe rritjen e mbështetjes profesionale, përfshirë shtimin e numrit të prokurorëve dhe fuqizimin e shërbimeve forenzike si mbështetje e procesit të ndjekjes penale”, tha Ministrja Gërvalla.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe rëndësia e progresit në karrierë dhe e ngritjes profesionale të prokurorëve, si element i domosdoshëm për përmirësimin e performancës dhe forcimin e integritetit në sistemin prokurorial.

“Rikonfirmova qartë përkushtimin tim dhe të Ministrisë së Drejtësisë në mbështetjen e këtij institucioni, në përparimin dhe avancimin e mëtejmë të reformave në sistemin prokurorial, si dhe në çdo përpjekje për forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efektivitetit në praktikë”, deklaroi Ministrja Gërvalla.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.