DYLON

Ministrja Bajrami publikon orarin kur studentët mund t’i marrin gjësendet në konvikte

Ministrja Bajrami publikon orarin kur studentët mund t’i marrin gjësendet në konvikte
Avatar photo Redaksia

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami ka publikuar orarin për tërheqjen e gjësendeve nga ana e studentëve banues në konvikte.

Orari për tërheqjen e gjësendeve nga ana e studentëve banues në konvikte

Me qëllim të adresimit të kërkesave të studentëve banues në konvikte, më datë 15.05.2020, me kërkesë të MASHTI-t është mbajtur takim mes përfaqësuesëve të MASHTI-t, Qendrës së Studentëve, Ministrisë së Shëndetësisë, dhe përfaqësuesëve të Parlamentit Studentor.

EkoHigjiena

Në këtë takim të gjithë përfaqësuesit institucional janë pajtuar që në ditët në vijim studentëve banues t’iu mundësohet tërheqja e gjërave personale, të mbetura në konvikte.

Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 studentëve u lejohet tërheqja e gjësendeve nga konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza).

Hyrja në hapësirat ë QS-së bëhet në pikën 2 përball Fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe letërnjoftimin. Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas kthimit të normalitetit. Në tabelën e mëposhtme është specifikuar orari për tërheqjen e gjësendeve.

MASHTI falendëron të gjithë studentët për maturinë dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1619956928153082