DYLON

Ministrja Artane Rizvanolli pranon detyrën nga Muharrem Nitaj

Ministrja Artane Rizvanolli pranon detyrën nga Muharrem Nitaj
Avatar photo Redaksia

Ministri i deritanishëm i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj sot ia dorëzoi detyrën ministres së ardhshme të Ekonomisë, Artane Rizvanolli. 

Me këtë rast, Nitaj e ka njoftuar Rizvanollin për projektet të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në proces dhe ato që priten të fillojnë në fushën e Teknologjisë, Energjisë, Ndërmarrjeve publike dhe Minierave. 

EkoHigjiena

Po ashtu Nitaj pohoi se ministren Rizvanolli e presin punë të shumta në dikasterin e Ekonomisë, në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, e goditur nga pandemia.

Ministrja Rizvanolli theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar dhe realizuar projektet që do të ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë së vendit. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.