DYLON

Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), iu dhurua roboti tokësor pa ekuipazh (UGV)

Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), iu dhurua roboti tokësor pa ekuipazh (UGV)
Redaksia

Sot, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), iu dhurua roboti tokësor pa ekuipazh (UGV), me numër serik SR-4-001-KS, i prodhuar nga kompania kosovaro-amerikane STRIDAR. Ky është roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.

UGV-të janë mjete robotike që lëvizin në tokë pa pasur nevojë për operator brenda tyre. Ato mund të kontrollohen nga distanca ose të kryejnë detyra të caktuara në mënyrë autonome. Varësisht nga modeli dhe konfigurimi, mund të përdoren për vëzhgim, transport pajisjesh dhe mbështetje në zona me rrezik, disa mund të pajisen edhe me sisteme armatimi të kontrolluara nga distanca.

EkoHigjiena

Zhvillimi i sistemeve të tilla dëshmon potencialin e teknologjive me përdorim të dyfishtë, të cilat mund t’u shërbejnë nevojave të mbrojtjes dhe atyre civile.

Marrëveshja e donacionit u nënshkrua nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe përfaqësuesi i kompanisë STRIDAR, Nils Alstad.

Ministri Maqedonci shprehu falënderimin për kompaninë STRIDAR për këtë kontribut dhe për angazhimin e saj në zhvillimin e kapaciteteve vendore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.