DYLON

Ministria përkrah integrimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve të komuniteteve

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elfete Shabani, priti sot në takim përfaqësuesen e UNICEF Innovations Lab Kosovo, Nita Zeqiri dhe përfaqësues të Rrjetit të Avokuesve të Rinj.

Në takim u bisedua rreth pjesëmarrjes së të rinjve nga komunitetet pakicë, me theks të komuniteteve RAE në aktivitete të ndryshme rinore.

EkoHigjiena

Zëvendësministrja Shabani e vlerësoi lartë punën e Rrjetit të Avokuesve të Rinj dhe falënderoi përfaqësuesen e UNICEF Innovations Lab Kosovo, Nita Zeqiri për punën e tyre që po realizojnë në përkrahjen e të rinjve.

Gjithashtu, Shabani foli për projektet e Ministrisë, që në fokus kanë pasur aktivitetet rinore dhe punën vullnetare për të rinjtë e komuniteteve dhe se të rinjtë e komuniteteve të do të vazhdojnë të përkrahen në të gjitha aspektet.

Ndërkaq, Zeqiri theksoi se bëjnë përkrahjen e të rinjve në aktivitetet e tyre, veçanërisht mbështesin punën e Rrjetit të Avokuesve të Rinj.

Kurse përfaqësuesit e këtij rrjeti folën rreth qëllimit të themelimit të tij, që si objektiv kryesor kanë mbështetjen dhe mbrojtjen e çështjeve që i preokupojnë komunitetin RAE dhe përfshirjen e tyre në aktivitete. Të rinjtë nga ky rrjet kërkuan ndër të tjera që t’u mundësohet edhe kryerja e pjesës praktike në institucionin e MKRS-së.

Zëvendësministrja Shabani ishte e shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami, i cili theksoi se ndër prioritet e MKRS-së është zhvillimi dhe avancimi i rinisë, ku në fokus të jenë edhe të rinjtë nga komunitetet joshqiptare dhe se MKRS, gjegjësisht Departamenti i Rinisë, është derë e hapur për të rinjtë e këtyre komuniteteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.