DYLON

Ministria për Komunitete dhe Kthim do ta financoj urën e shkatërruar në Hajnoc

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ministria për Komunitete dhe Kthim e qeverisë së kosovës do ta financoj urën e shkatërruar nga vërshimet në fshatin Hajnoc të Komunës ës Kamenicës. Kështu ka bërë të ditur Zhivojin Milkoviq kryetar i Komitetit për komunitete të komunës së Kamenicës.

Në takimin e radhës së këtij Komiteti ku morrën pjesë shumica e anëtarëve të këtij komiteti, përfaqësuesit e ekipit lokal të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, Zhivojin Milkoviq , njoftoi anëtarët e komitetit se Ministria për Komunitete dhe Kthim , do ta financoj urën e shkatërruar nga vërshimet në fshatin Hajnoc.

EkoHigjiena

Ndryshe, Milkoviqi propozoi edhe që për planifikimin e buxhetit të komitetit për komunitete për vitin 2014, do të ishte mirë që të shkohet diku jashtë Kosovës, ku do të organizohej një punëtori për anëtarët e këtij komiteti.

Në ktë takim po ashtu u shqyrtua edhe kërkesa e disa qytetarëve të fshatit Bosce për ndërtimin e një ure për këmbësorë në ketë fshat , mirëpo vendi ku do të duhet të ndërtohej u tha se ka kundërshtime nga pala tjetër e fshatarëve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.