Ministria e Shëndetësisë në përkrahje të fëmijëve me aftësi të kufizuar

Ministria e Shëndetësisë në përkrahje të fëmijëve me aftësi të kufizuar

Zëvëndësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku vizitoi sot shoqatën “HANDIKOS”, për t’u njohur nga afër me projektet me të cilat MSh e ka përkrahur këtë shoqatë.

Gjashtë muaj më parë Ministria e Shëndetësisë si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë dhënë mbështetjen për “HANDIKOS”, për hapjen e punishtes për prodhimin dhe montimin e karrocave për personat me aftësi të kufizuara.

Në këtë takim zëvendësministri Sadiku është njoftuar nga drejtori I HANDIKOS-it, z. Afrim Maliqi dhe nga Stiv Doti me mbarëvajtjen e punëtorisë.

Z. Maliqi tha se qëndrueshmëria e punishtes është në duart e institucioneve kosovare dhe se asaj i duhen fonde për vazhdimin e prodhimit dhe mirëmbajtjes së karrocave dhe përshtatjes së tyre sipas nevojave të kategorisë së personave me aftësi të kufizuara.

Kurse, z. Stiv Doti që përfaqëson “Direct Connect” nga SHBA, tha se “është i lumtur që ka ardhur prapë në Kosovë në mënyrë që t’u ndihmoi fëmijëve me aftësi të kufizuara” .

Ai tha se kanë ardhur edhe trajnerë, po ashtu, nga SHBA për trajnimin e personave të cilët do të ndërtojnë karroca të përshtatshme për secilën shkallë të invaliditetit. “Qëllimi ynë është jo vetëm të ndërtojmë karroca për t’iu dhuruar fëmijëve, por njëherësh duam të sigurohemi që puna jonë që të vazhdojë dhe të kemi të siguruar materialet për ndërtimin e karrocave edhe për periudhat e ardhshme.

Zëvendësministri Sadiku siguroi HANDIKOS-in se MSh do të jetë përkrahëse e projekteve që përmirësojnë kualitetin e jetës së kësaj kategorie dhe përmbushjen e nevojave të tyre, në veçanti fëmijëve.

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE