DYLON

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar pesë autoambulanca të reja

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar pesë autoambulanca të reja
Avatar photo Redaksia

Ministria e Shëndetësisë, sot ka pranuar pesë autoambulanca të reja për shërbimet emergjente të Kujdesit Parësor Shëndetësor, të blera nga huamarrja e Bankës Botërore dhe të prokuruara nga UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekte).

Autoambulancat e reja do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor për komunat përfituese: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani.

EkoHigjiena

Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit: Advanced Life Support, arrijnë shumën prej 347,490 Euro dhe ato do të lehtësojnë transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta.

Shpërndarja e automjeteve të ndihmës së shpejtë do të realizohet në ditët në vijim, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të mbështes në vazhdimësi fuqizimin e ofrimit të shërbimeve emegjente në Qendrat Shëndetësore të vendit, thuhet në komunikatën e ministrisë së Shëdnetësisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.