• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. Ministria e Shëndetësisë diskuton masat e reja me kryetarët e komunave, shkollat nisin me 27 shtator
Nacionale

Ministria e Shëndetësisë diskuton masat e reja me kryetarët e komunave, shkollat nisin me 27 shtator

Redaksia 2LONLINE 23 Shtator, 2021 3 minuta lexim
 Ministria e Shëndetësisë diskuton masat e reja me kryetarët e komunave, shkollat nisin me 27 shtator

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë me dije se Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për masat e reja kundër kësaj pandemie pas datës 27 shtator 2021.

Ministri Vitia në këtë takim informoi Kryetarët e Komunave me situatën e tanishme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie. Ai tha se në këtë kohë kemi pasur shumë takime për të vlerësuar situatën aktuale me pandemi.

Poashtu ai falenderoi Kryetarët e Komunave për punën e bërë në fushën e vetëdijësimit të qytetarëve për vaksinim dhe parandalim të përhapjes së virusit.

Ministri Vitia informoi Kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27 shtator 2021:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota,

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Personeli i Sektorit Publik dhe Privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Në këtë takim, nga Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesitë tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë u paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks të veçantë lidhur me fillimin e procesit mësimor.

Në të njëjtën kohë nga të gjithë u kërkua që të kenë vigjilencë në respektimin e këtyre masave për parandalim të përhapjes së virusit. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale Asociacioni i Komunave të Kosovës kryetarët e komunave Ministria e Shëndetësisë shkollat
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Sport

Boksierja Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medalje në Kampionatin Botëror që po

16 Maj, 2022
Sport

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022
Gjilan

Vlora Latifi-Sylejmani u zgjodh kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK)

16 Maj, 2022
Policia

Në kampin ‘Vrella’ u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve

16 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022

Trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore

16 Maj, 2022

Rajoni i Gjilanit: Raportohen tri raste të dhunës në familje

16 Maj, 2022

Minutat shtesë ia sollën fitoren Dritës

15 Maj, 2022

Kryeministri Kurti nderohet nga Senati i Iowa-s me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar

15 Maj, 2022

Policia e Kosovës: 1 mijë e 449 gjoba trafiku, 50 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar

15 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com