DYLON

Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK sjellin pajisje moderne mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit – Digital C-ARM System

Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK sjellin pajisje moderne mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit – Digital C-ARM System
Avatar photo Redaksia

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është pajisur me aparaturën e avancuar Digital C-ARM System, një teknologji moderne që rrit ndjeshëm cilësinë e shërbimeve diagnostike.

Drejtori i Spitalit, Dr. Afrim Cana, theksoi: Bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë dhe SHSKUK po sjell rezultate konkrete për pacientët dhe stafin tonë. Instalimi dhe vënia në funksion e pajisjes së re DIGITAL C-ARM SYSTEM në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan po mundëson avancimin e shërbimeve diagnostike, rritjen e cilësisë së trajtimit dhe ofrimin e një kujdesi më të shpejtë dhe më të saktë për pacientët tonë.

EkoHigjiena

Bashkëpunimi ndërmjet SHSKUK-së dhe Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit po dëshmohet si një model i suksesshëm i zhvillimit të kapaciteteve shëndetësore. Përmes koordinimit të përbashkët me investimet e synuara, po krijohen kushte më moderne pune për stafin mjekësor dhe shërbime më cilësore për pacientët e Ortopedisë dhe Traumatologjisë.

Fluroskopia është një pajisje që shërben si ndihmë e rëndësisë së veçantë në mjekimet më të avansuara me metoda bashkëkohore në Ortopedi e Traumatologji, si në trajtimet operative të hapura, në ato minimal invazive, por sidomos në ato të mbyllura, ku fluoroskopia quhet edhe ’syri i tretë’ i Kirurgut Ortoped.    /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.