Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë për Regjistrim Civil, e mbështetur nga kompania gjermane “Veridos GmbH – Identity Solutions by Giesecke+Devrient and Bundesdruckerei”, do të lansojnë projektin: “Patentë-shoferi mobil”.
Në ceremoninë e lansimit do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, shefi i operacioneve i kompanisë Verdios, dr. Hermann Sterzinger, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë.
Kosova është vendi i parë në botë që do të ketë këtë aplikacion për patentë-shoferë, i cili do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë patentë-shoferë, i cili mund të lexohet nga telefoni mobil.
Projekti do të lansohet nesër, e premte më 23 shkurt 2018, në hotel ” Swiss Diamond” në Prishtinë dhe fillon në ora 10:00.