DYLON

Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar një donacion nga Ambasada e SHBA-ve

Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar një donacion nga Ambasada e SHBA-ve
Avatar photo Redaksia

Në një ceremoni rasti ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada e SHBA-ve, përmes ICITAP/INL.

Përveç tri veturave të përdorura, të cilat do t’i ndahen IPK-së, AKF-së, në listën e pajisjeve të dhuruara janë dhjetëra kompjuterë dhe orendi për zyrë.

Qëllimi i dhurimit të këtyre pajisjeve është që t’u ndihmohet agjencive pranuese për operim të përditshëm ne terren, krijimin e një laboratori për mësimin e gjuhës angleze dhe përmirësimin e ambientit dhe kushteve të tyre të punës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për mbështetje të vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve te organeve ligj zbatuese.

Drejtoresha e INL-it për Kosovë, znj. Tracy Whittington si dhe Menaxherja e Programit të ICITAP-it/Departamenti i Drejtësisë, znj. Kimberly Riffe ri-konfirmuan vazhdimin e mbështetjes për MPB-në, në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.