Ministria e Punës dhe ajo e Bujqësisë zotohen se do ta ndihmojnë Gjilanin në punësim
/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim pune zëvendësministren e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj dhe zëvendësministrin e Bujqësisë, Vezir Januzi.
Kryetari Haziri i ka falënderuar zëvendësminitrat e këtyre dikastereve për vizitën dhe për angazhimin e tyre për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit, qoftë në punësim apo në programe bujqësore.
“Zëvendësministrat Hajzeraj e Januzi me këtë vizitë i kanë respektuar qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës, duke vendosur në plan dy çështje themeleore, atë të zbutjes së papunësisë përmes programeve që ka Ministria e Punës e që janë atraktive edhe për ne edhe për njerëzit që mund të përfitojnë në të ardhmen. Me zëvendësministrin e Bujqësisë kemi diskutuar rreth subvencioneve të bujqësisë, programeve të bujqësisë, ruajtjes së tokës bujqësore dhe ruajtjes së pyjeve si angazhime që do t’i ndërmarrim së bashku me institucionet e qeverisë”, ka thënë pas takimit kryetari Lutfi Haziri.
Haziri tha se janëdakorduar që njëri nga projektet të jetë ai i banimit social,ku Ministria e Punës me një fond të veçantë, do t’i bashkangjitet projektit të Komunës së Gjilanit për ndërtimin e shtëpive për njerëzit në nevojë.
Nga ana e saj, zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, tha se me programet e këtij dikasteri do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë në Gjilan.
“Gjatë bisedës me kryetarin Haziri, ne treguam për projektet tonatë cilat parashihen në të ardhmen në regjionin e Anamoravës, konkretisht për Komunën e Gjilanit. Kemi shumë projekte e programe, të cilat do të ndihmojnë në zbutjen e papunësisë. Poashtu, një bashkëpunim tjetër me shtetet europiane dhe po presim t’i lidhim disa marrëveshje për punësimin e të rinjëve, e njerëzve të profileve të caktuara, por që shtetet tjera kanë një kuadër deficitar në shtetet e tyre”, është shprehur zëvendësministrja Hajzeraj.
Zëvendësiministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, tha se do të ketë subvencione për bujqit gjilanas për vitin 2015 për ta zhviluar këtë sektor shumë të rëndësishëm.
“Jemi këtu sot, duke marrë parasyshë që komuna e Gjilanit është një vend agro-rural ku me kryetarin Haziri folëm për disa pika të bashkëpunimit në interesit të përbashkët. Pikë kryesore ishte zhvillimi i bujqësisë në këtë Komunë dhe përkrahja nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për Gjilanin për subvencionet që janë të parapara për vitin 2015. Pikë kyqe ishte edhe mbrotja e pyjeve nga prerja ilegale. Poashtu, diskutuam me kryetarin që një përparësi t’i jepet edhe prodhimit të kulturës së duhanit, e cila ka qenë atraktive më herët”, tha zëvendësminisri Januzi.
Ndërkohë, kryetari Haziri i ka falënderuarmërgimtarët nga Gjilani, Tahir Shabani dhe Ilir Mustafapër punën që po e bëjnë jashtë vendit në mbështetje të institucioeve të Kosovës, duke dhënë kontribut në në thithjen e investimeve nga jashtë për Gjilanin, sikurse edhe mundësinë e punësimit dhe studimeve për kategoritë e reja.
“Shpresojmë edhe në të ardhmen të mundohemi në mundësitë tona t’i koordinojmë punët dhe aktivitetet duke menaxhuar agjendat protokolare, duke mbështetur edhe pushtetin lokal. Shpresojmë që në të ardhmen të organizojmë një takim në Gjenevë dhe z. Haziri ështëi ftuar me partnerët e tij”, tha mërgimtari Tahir Shabani.
Zvëndësministrat Hajzeraj e Januzi kanëvizituar edhe drejtorinë e Bujqësisë, Qendrën për Punë Sociale dhe institucione të tjera në Gjilan./2L ONLINE/
