DYLON

Ministria e Mbrojtjes: Tre muaj suksesi në vetqëndrueshmërinë e ushqimit në FSK

Ministria e Mbrojtjes: Tre muaj suksesi në vetqëndrueshmërinë e ushqimit në FSK
Avatar photo Redaksia

“Kanë kaluar tre muaj nga kur për herë të parë Ministria e Mbrojtjes filloi zbatimin e konceptit të vetqëndrushmërisë sa i përket përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit në kazermat e FSK-së”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Përmes këtij koncepti, i cili po vazhdon së implementuari në çdo kazermë, kemi kursyer buxhetin e shtetit, përderisa është ngritur cilësia dhe siguria e ushqimit.

EkoHigjiena

“Një gjë e tillë është konstatuar dhe nga Komisionerja Parlamentare e FSK-së, kolonel Remzije Zeqiraj, sipas së cilës shujta ushqimore si e drejtë e garantuar me ligj, e zbatuar në përpikmëri përmes këtij koncepti, rritë nivelin e sigurisë dhe vetqëndrushmërisë për të gjitha situatat dhe rrethanat, në të gjitha vendbazimet dhe venddislokimet, dhe gjithnjë aty ku zhvillohen aktivitetet sipas planit në zbatim të misionit”, thuhet tutje në komunikatë.

Numri i stafit profesional dhe mbështetës bashkë me rritjen e ushtrisë dhe ndërtimin e bazave ushtarake të reja do të rritet.

Numrit fillestar të stafit profesional do t’i shtohen edhe pesëdhjetë e pesë nënpunës të rinj, konkursi për pranimin e të cilëve do të hapet së shpejti.

Ndërtimi i kapaciteteve vetanake për shërbimin e ushqimit është histori suksesi në zbatimin e ligjit, respektimin e të drejtave ligjore të personelit ushtarak, dhe ofrimit të kushteve dhe shujtave cilësore njejtë si në shtetet anëtare të NATO-s.

Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë profesionale dhe e vetqëndrushme, thuhet në fund të komunikatës të Ministrisë së Mbrojtjes.  /2LONLINE/