Ministria e Mbrojtjes pret atasheun e ri të Mbrojtjes të Republikës Çeke
Me vizitën akredituese në Ministrinë e Mbrojtjes, nënkolonel Martin Kaczur filloi mandatin e tij si atashe i Mbrojtjes i Republikës Çeke.
Me këtë rast, nënkolonel Kaczur u prit nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kolonel Ahmet Ajeti dhe major Vilson Musaj.
Gjatë takimit u diskutua për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Çeke.
Kolonel Ahmet Ajeti i uroi mirëseardhjen nënkolonel Kaczurit dhe shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për të bashkëpunuar me institucionet e Republikës Çeke. /2LONLINE/
