DYLON

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut në FSK, për masat e reja anticovid

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut në FSK, për masat e reja anticovid
Avatar photo Redaksia

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës për masat e reja anti – COVID19.

Njoftimi i plotë:

EkoHigjiena

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës për masat e reja anti – COVID19.

Masat reja që hyjnë në fuqi nga 20.08.2021 dhe që aplikohen për rekrutët e përzgjedhur nga kampanja 2020/2021 janë:

– Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

– Test RT-PCR negativ për COVID -19, jo më i vjetër se 72 orë;

– Dëshmi se personi ka kaluar COVID -19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

– Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Nga Rekrutët e përzgjedhur, kërkohet të prezantojnë dëshmi për të paktën njërën nga masat e lartshënuara në datën e fillimit të Kursit Bazik për Rekrut 23.08.2021.

VËMENDJE:

Ministria e Mbrojtjes obligon kandidatët që të kenë maska me vete në ditën e paraqitjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.