DYLON

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve
Avatar photo Redaksia

Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetas të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes bën nominimin e gjashtë kandidatëve prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore, si dhe nominimin e gjashtë kandidatëve prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë Ushtarake të SHBA-së.

Konkursi është i hapur prej 25.09.2023 deri më 08.10.2023, ora 23:59.

EkoHigjiena

Procesi i nominimit të kandidatëve do të përfundojë deri më 08.12.2023.

Kandidatët e nominuar nga Ministria e Mbrojtjes do të testohen mëtej nga akademitë përkatëse ushtarake në SHBA.

Kandidatët duhet të jenë të moshës 18 vjeç dhe të mos kenë kaluar ditëlindjen e 23-të në ditën e fillimit të vitit akademik (1 korrik 2024);

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç. (Mos ketë kaluar ditëlindjen e 23-të në ditën e fillimit të vitit akademik 1 korrik 2024).

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net.

Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email [email protected].

Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjve dhe të rejave për shërbim në FSK, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie, përkatësie etnike dhe orientimi seksual. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.