DYLON

Ministria e Infrastrukturës prezantoi projektin ideor të Austostradës Prishtinë-Gjilan-Konqul

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës kanë prezantuar sot në Gjilan projektin ideor të Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konqul.

Në prezantimin e këtij projekti tejet të rëndësishëm ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri së bashku me bashkëpunëtorët e tij, i cili ka falënderuar me këtë rast zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës për prezantimin e projektit nacional, i cili, e lidhë Gjilanin me korridorin e kombit dhe korridoret ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Haziri tha se ky është një projekt gjigant që pritet të sjell përfitime të mëdha për qytetarët e Gjilanit dhe do të ndikoj në zhvillim të hovshëm ekonomik, duke shtuar se me këtë projekt do të zhvillohet edhe Malësia e Zhegocit, Bresalci, Përlepnica etj., meqë sipas projektit ideor, autostrada kalon përmes Bresalcit tek “Bunari i Përlepnicës”, për të vazhduar drejt ‘Crepit” në Kamenicë e deri tek fshati Konqul i Kosovës Lindore.

“Gjilani më nuk është qytet i harruar dhe i anashkaluar sepse e kemi kthyer kujdesin e Prishtinës në investime”, ka thënë Haziri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.