(2LONLINE) – Kryetari і Komunes së Kamenices Begzad Sinani në kuadër të angazhimeve për sjelljen e projekteve në Kamenicë vizitoi sot Ministrinë e Infrastrukturës ku u prit nga ministri Fehmi Mujota.Kryetari Sinani e njoftoi ministrin për gjendjen e infrastrukturës rrugore në komunë, dhe për nevojat që janë për të përmirësuar këtë gjend je.
Në këtë takim kryetari Sinani prezentoi disa projekte për komunën e Kamenicës siq janë Hapja dhe rregullimi і rrugës: Desivojcë – Vellegllavë, asfaltimi і rrugës Bunari і Kopërrnicës – Penda e Kopërrnicës, asfaltimi і rrugës Shipashnicë e Poshtme – Shipashnicë e Epërme, asfaltimi і rrugës Rogoçicë – Novosellë dhe asfaltimi і rrugës Muçivercë – Kranidell.
Duke e falënderuar kryetarin Sinani për vizitën, ministri Mujota shfaqi gatishmërinë e tij për ta mbështetur Kamenicën. ”Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ministria jonë do të mbështet këto projekte dhe projektet tjera për komunën e Kamenicës dhe së shpejti do ta vizitoj komunën e Kamenicës dhe do të nënshkruajë marrëveshjet e bashkëpunimit në mes komunës dhe ministrisë së infrastrukturës”. tha ministri Mujota./2lonline/