DYLON

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë merr vendim për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë merr vendim për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës
Avatar photo Redaksia

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka nënshkruar vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor, thuhet në njoftimin e kesaj ministrie.

Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien.

EkoHigjiena

Me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar si në vijim:

✅ Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër

✅ Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër.

Përmes këtij vendimi të sotëm, që hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, parashihet mbikëqyrje e shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.

Ky vendim siguron konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve në tregun e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e kesaj ministrie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.