• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Ministria e Financave: Shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat

Redaksia 2LONLINE 24 Janar, 2023 5 min
 Ministria e Financave: Shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka.

Vlerësimi i përgjithshëm kryhet duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë përdor të dhënat si në vijim:

🔹kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet);

🔹intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme;

🔹anketime të pronarëve të pronave;

🔹intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral;

🔹vlera të pronave që janë shpronësuar;

🔹të dhëna të qirave; dhe

🔹të dhëna nga kompani të ndërtimit.

https://tatimineprone-rks.org/vleresimi/

Vlen të theksohet se në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimimit të tokave. Nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar.

https://tatimineprone-rks.org/…/tatimi…/tatimi-ne-toke/

Me rastin e vlerësimit të pronave rezidenciale, duke u bazuar në vlerën e tregut, në vegëzën e mëposhtme mund të gjeni raportet e vlerësimit të pronave rezidenciale për secilën komunë.

https://tatimineprone-rks.org/publ…/raportet-dhe-te-tjera/

Për çdo ankesë ndaj vlerës së vlerësuar për pronën tuaj udhëzoheni të drejtoheni pranë Komunës tuaj për të paraqitur ankesë ndaj certifikatës së vlerës së vlerësuar, e cila pastaj shqyrtohet nga Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave. /2LONLINE/

Etiketa:Komunat Ministria e Financave rekomandojmë tatimi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com