DYLON

Ministria e Financave njofton se janë ekzekutuar pagesat prej 100 euro për studentët

Ministria e Financave njofton se janë ekzekutuar pagesat prej 100 euro për studentët
Avatar photo Redaksia

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë studentët se pagesat në vlerë prej 100 euro janë realizuar në tërësi, të ekzekutuara në disa grupe, për të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues.

Po ashtu, sipas njoftimit të ministrisë, janë realizuar pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë.

EkoHigjiena

“Studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe, për rrjedhojë, nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.
Për çdo ankesë apo paqartësi, ju mund të kontaktoni në adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë:

  • Studentët që kanë ankesë lidhur me shtesën prej 100 euro, të drejtohen në emailin:
    [email protected]
  • Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit, të kontaktojnë në emailin:
    [email protected]”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /2LONLINE/
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.