DYLON

Ministria e Financave njofton prodhuesit vendor për vendimet e Qeverisë për politikat e reja fiskale

Ministria e Financave njofton prodhuesit vendor për vendimet e Qeverisë për politikat e reja fiskale
Avatar photo Redaksia

Pas marrjes së vendimit nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2017 për masat e reja fiskale për përkrahjen ndaj prodhuesve vendor, Ministria e Financave i informon ata për mënyrën dhe procedurën e zbatimit të këtyre vendimeve të cilat kanë filluar së zbatuari nga 1 janari 2018.

Vendimi nr. 13/7 i datës 6.10.2017 parasheh lirimin nga tatimi i akcizës për të gjithë prodhuesit.

Vendimi nr. 14/7 i datës 6.10.2017 parasheh lirimin nga tatimi doganor për të gjithë prodhuesit që importojnë vet apo përmes kontraktuesve për: Lëndën e parë që përdoret në prodhim, Gjysmëproduktet që përdoren në prodhim, Linjat e makinerive prodhuese si dhe Pajisjet e teknologjisë së informacionit.

EkoHigjiena

Referuar paragrafit 1.3 të vendimit 14/07 të datës 06.10.2017, ATK-ja do të lëshoj Autorizim me shkrim në rastet e importimit.

Vendimi Nr.13/07 të datës 06.10.2017 për të liruar nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesit që importojnë vet apo përmes kontraktuesit, për të gjitha burimet e energjisë të cilat përdoren për qëllime të prodhimit, Dogana e Kosovës si bazë ligjore për të liruar nga tatimi i akcizës do të merr Autorizimin e ATK-së që lëshohet sipas nenit 48.3 të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015 “Lirimi nga TVSH me rastin e importimit të lëndës së parë” mbi aprovimin e kërkesës së aplikuesit.

Autorizimet e lëshuara nga ATK-ja për lirim (shtyrje) të TVSh-së për prodhuesit do t’i dërgohen në baza të rregullta Doganës për njohje, ndërsa Normativi për prodhim do t’i dërgohet Doganës sipas kërkesës së saj. Prodhuesit e autorizuar të cilët realizojnë importet e lejuara për lirim (shtyrje) të TVSH-së përmes kontraktuesve, paraprakisht duhet t’i autorizojnë kontraktuesit e tyre përmes autorizimit / kontratës së noterizuar.

Për nevoja të ATK-së, kontraktuesi i autorizuar pas importimit të mallrave të lejuara për nevoja të prodhuesit/përfituesit, duhet trajtuar si furnizim i tatueshëm me normat e aplikueshme për furnizimin përkatës.

Hapat që duhet të ndiqen nga një kompani prodhuese në Kosovë për të përfituar lirimet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.