DYLON

Ministria e Financave: Britania e Madhe vazhdon përkrahjen për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministria e Financave: Britania e Madhe vazhdon përkrahjen për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O’Connell, me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe financave.

Ministri Hamza duke falënderuar Ambasadorin O’Connell për vizitën dhe bashkëpunimin, ai shfrytëzoj rastin për ta falënderuar popullin dhe shtetin britanik për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshëm që i ka dhënë Republikës së Kosovës, e në veçanti Ministrisë së Financave në zhvillimin ekonomik dhe financiar të shtetit .

Ai më tej e njoftoi ambasadorin O’Connell për objektivat dhe aktivitetet e Ministrisë së Financave, sidomos me reformat në politikat fiskale, me qëllim të krijimit të një klime më të favorshme të të bërit biznes, si dhe krijimin e kushteve të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

EkoHigjiena

Ndërsa, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O’Connell, duke falënderuar Ministrin Hamza për mikpritjen , ai shprehi gatishmërinë e Britanisë së Madhe për të vazhduar përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.