DYLON

Ministria e Diasporës do ta ndihmojë shkollën shqipe në Francë

shkollën shqipe në Francë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Diasporës, Valon Murati, po qëndron në Francë, në kuadër të vizitës që po u bën bashkatdhetarëve. Vizitës së ministri Murati i parapriu një takim pune në Universitetin e Lionit, të cilin e zhvilloi bashkë me ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Në këtë takim, ku ishin të pranishëm prorektorja Annei Anne Giroir Fendler, profesori Petru Mironescu dhe përfaqësues të tjerë nga Instituti i Matematikës, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes dy universiteteve, veçanërisht për zgjerimin e programit aktual që zhvillohet mes departamenteve të matematikës.

Ministri Murati u takua edhe me bashkatdhetarët në Provins, me të cilët bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

EkoHigjiena

Ministri Murati u premtoi bashkatdhetarëve se Ministria e Diasporës do t’i ndihmojë me librat që u duhen për shkollën shqipe. Po ashtu, MeD-ja do të ndihmojë edhe rreth zbatimit të planprogramit mësimor për diasporën.

Ai theksoi se, bashkë me Ambasadën e Kosovës në Francë, do t’i shikojnë mundësitë që mësimi shqip të ndihmohet edhe institucionalisht nga shteti francez.

Qëllimi i kësaj vizite ishte rihapja e shkollës shqipe, organizimi i aktiviteteve kulturore, por edhe organizimi i bizneseve shqiptare në Francë.

Gjatë kësaj vizite, ministri Murati takoi edhe Erza Muqollin, një zë që premton një të ardhme të ndritur në muzikë, pjesë e grupit muzikor “Kids United”, i cili, nën patronazhin e UNICEF-it, përmes koncerteve, i ndihmon fëmijët në nevojë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.