DYLON

Ministria e Bujqësisë ka filluar procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve

Ministria e Bujqësisë ka filluar procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve
Avatar photo Redaksia

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022 për çdo kulturë bujqësore.

Vlera e proceduar për pagesë është 5,161,966.81 €, ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete deri më tani është 3,901.

EkoHigjiena

Duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerën 0.03 €/kg MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022, pas kësaj date.

Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00.

Theksojmë se në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kanë aplikuar 28,834 fermerë, ndërsa ju njoftojmë se Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë po vazhdon shtypjen e vendimeve, proces ky të cilin do ta realizojnë deri në përfundimin e pagesave për të gjithë përfituesit, njofotn Ministria e Bujq[sis[. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.