DYLON

Ministri Zharku shfaq gatishmërinë për ta mbështetur Kamenicën

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, priti në një takim kryetarin e Komunës se Kamenicës, Begzad Sinanin. Gjatë takimit Sinani njoftoi ministrin Zharku për zhvillimet në komunën e Kamenicës dhe nevojën e përfundimit të projekteve infrastrukturore që kanë mbetur pa u përfunduar, në veçanti projekti i Kopernicës, përfundimin i të cilit është shumë i nevojshëm për banorët e këtij rajoni.

Nga ana tjetër, Ministri Zharku shfaqi gatishmërinë e tij për ta mbështetur Kamenicën dhe tha se do të shikohen mundësitë që Ministria e Infrastrukturës ka për të mbështetur përfundimin e këtyre projekteve dhe se kjo do të mund të fillojë realizohet që nga viti i ardhshëm. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.