DYLON

Ministri Zharku konfirmon financimin e rrugës alternative për kyçje në autostradën Prishtinë-Shkup

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është pritur sot në një takim nga ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës Lutfi Zharku. Fokusi i këtij takimi ishte çështja e autostradës Prishtinë-Shkup dhe kyçja e qytetarëve të komunës së Vitisë në këtë rrugë.

Ministri Zharku ka konfirmuar financimin e rrugës alternative për kyçje në autostradë të banorëve të kësaj komune. Ndërkohë që ka ri potencuar angazhimin dhe përkushtimin e ministrisë së Infrastrukturës për të realizuar projekte të reja në regjionin e lindjes, në veçanti në komunën e Vitisë. Nga ana tjetër kryetari Haliti, ka falenderuar ministrin Zharku për mbështetjen e vazhdueshme që po jep në realizimin e projekteve në komunën e Vitisë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.