DYLON

Ministri Zemaj nënshkruan edhe tre udhërrëfyes të tjerë klinikë

Ministri Zemaj nënshkruan edhe tre udhërrëfyes të tjerë klinikë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nënshkroi sot edhe tre udhërrëfyes klinik, të hartuar nga grupet profesionale dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar për Udhërrëfyes dhe Protokolle Klinike.

Udhërrëfyesit e nënshkruar nga Ministri Zemaj janë: Trajtimi i sëmundjes iskemike trunore; Kujdesi dhe trajnimi i personave të diagnostikuar me Hepatit C; dhe Menaxhimi farmakologjik i sëmundjes së sheqerit tip 2 tek të rriturit.

Udhërrëfyesi i parë ndihmon profesionistët që të kenë qasje më të lehtë në trajtimin e sëmundjes iskemike trunore, por edhe tregon hapat e trajtimit të bazuar shkencor; i dyti do të ndihmoj profesionistët shëndetësor, që kujdesi dhe trajtimi i të infektuarve me Virusin e Hepatitit C të jetë profesional, derisa udhërrëfyesi i tretë ka për qëllim që të gjithë mjekët që merren me të sëmurët me sëmundjen e sheqerit tip 2 në Kosovë për të rritur, t’ju ndihmojë në vendimet e përditshme klinike.

EkoHigjiena

Ministria e Shëndetësisë deri tani ka aprovuar 17 udhërrëfyes klinik, 9 prej të cilëve gjatë mandatit të ministrit Zemaj.

Dy udhërrëfyes të tjerë të planifikuar për sivjet janë në fazën finale dhe të njëjtit pritet të aprovohen e nënshkruhen së shpejti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.