DYLON

Ministri Zemaj dhe Ambasadorja Apostolova biseduan për projektet e BE-së në shëndetësi

Ministri Zemaj dhe Ambasadorja Apostolova biseduan për projektet e BE-së në shëndetësi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj priti sot në një takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, Ministri Zemaj e njoftoi Ambasadoren Apostolova me programin e tij për sektorin e shëndetësisë, ku rëndësi do t’i kushtohet zhvillimit të shërbimeve, transparencës,  llogaridhënies dhe luftës kundër korrupsionit.

Ministri Zemaj, po ashtu e falënderoi Bashkimin Evropian për asistencën e dhënë sektorit të shëndetësisë, në veçanti për ndihmën prej 5 milionë eurove në mjete mbrojtëse profesionale për personalin shëndetësor, materiale dhe pajisje mjekësore për reagim adekuat ndaj pandemisë Covid-19 në Kosovë.

EkoHigjiena

Në takim është biseduar për koordinimin e aktiviteteve, vazhdimin e përkrahjes së BE-së për Kosovën dhe sektorin e shëndetësisë si dhe përgatitjen e Kosovës për aplikim për projektet e programit të IPA-3 të Komisionit Evropian.

Ministri Zemaj ka falënderuar Ambasadoren Apostolova për shërbimin e saj në Kosovë dhe kontributin e dhënë si përfaqësuese e Zyrës së BE në forcimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin e demokracisë dhe kontributin e drejtpërdrejt në shëndetësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.