DYLON

Ministri Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ministri Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Me këtë rast, Ambasadori Kosnett e uroi ministrin Sveçla për postin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe shprehi përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin në adresimin e prioriteteve të MPB-së.  

EkoHigjiena

Ministri Sveçla falënderoi Ambasadorin Kosnett për mbështetjen e vazhdueshme dhe  vuri në dukje se SHBA-të janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës. Ai theksoi se është i përkushtuar që gjatë mandatit  të punojë ngushtë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos të agjencive të MPB-së për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim. 

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale me pandeminë dhe rëndësinë e sundimit të ligjit, si dhe nevojën për reforma në Policinë e Kosovës dhe administratën publike, të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.