DYLON

Ministri Veliu: Thellësisht të prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan

Ministri Veliu: Thellësisht të prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, është thellësisht i prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan, ku për pasojë gjetën vdekjen pesë anëtarët e familjes Bllaca nga qyteti i Gjilanit.

Në këto momente tragjike Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është pranë familjeve të viktimave të cilët humbën jetën, me bindjen e thellë që me të gjitha mekanizmat shtetërore të sigurisë do të zbardhin shkaqet e vrasjes.

MPBAP që prej momentit që ka ndodhur rasti, ka angazhuar të gjitha institucionet e Sigurisë, si Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policorë të Kosovës, në mënyrë që të shikohen të gjitha rrethanat që quan në kryerjen e kësaj vrasje.

EkoHigjiena

MPBAP, do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj institucionale që raste të tilla, ku përfshihen zyrtarë policorë në akte kriminale, të mos përsëriten më.

Ministri Veliu, në emër të MPBAP-së i shprehë ngushëllime familjes Bllaca për humbjen e më të dashurve të tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.