DYLON

Ministri Veliu priti në takim shefin e UNHCR-së dhe përfaqësuesen e OKB-së në Kosovë

Ministri Veliu priti në takim shefin e UNHCR-së dhe përfaqësuesen e OKB-së në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, z.Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, Ulrika Richardson.

Në këtë takim, ministri Veliu i njoftoi z. Arduc dhe znj. Richardson për punën e MPB-së në menaxhimin e fushës së migrimit në këtë periudhë të pandemisë, duke theksuar se çështja e azilkërkuesve në Kosovë po menaxhohet mirë.

Gjithashtu, u diskutua për situatën e krijuar me masat e fundit që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ndihmës që mund të japin OKB-ja dhe UNHCR-ja, përmes programeve të tyre në Kosovë, në funksion të menaxhimit të kësaj situate.

EkoHigjiena

Bashkëbiseduesit theksuan se ekziston një bashkëpunim i mirë në mes të MPB-së, OKB-së dhe UNHCR-së dhe shprehën gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të përbashkëta, me theks të veçantë në fushën e migrimit.

Krahas situatës së krijuar nga pandemia dhe çështjes së migrantëve, u bisedua edhe lidhur me çështjen e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës, ku u theksua se është e qetë dhe stabile.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.