DYLON

Ministri Veliu priti në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë Apostolova

Ministri Veliu priti në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë Apostolova
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian /Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, ministri Veliu e njoftoi znj. Apostolova me prioritet e tij si ministër dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, përfshirë riorganizimin e ministrisë, buxhetin, forcimin e luftës kundër cdo krimi të organizuar dhe korrupsionit, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Gjithashtu, ministri Veliu theksoi se MPBAP është e përkushtuar për të avancuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për menaxhimin e procesit të liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

EkoHigjiena

Ministri Veliu u zotua se do të punojë maksimalisht që këtë institucion ta bëjë të besueshëm, profesional dhe kredibil për qytetarët e Kosovës, regjionin dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.

Ndërsa znj. Nataliya Apostolova, uroi ministrin Veliu për detyrën e re dhe tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës për sa i përket zbatimit të MSA-së dhe Agjendës së Reformës Evropiane.

Poashtu, znj. Apostolova e ka njoftuar ministrin Veliu për një sërë projektesh që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të përfitojë prej tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.