DYLON

Ministri Veliu priti në takim përfaqësuesin e sindikatës së Policisë së Kosovës

Ministri Veliu priti në takim përfaqësuesin e sindikatës së Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka pritur në takim nënkryetarin e sindikatës së Policisë së Kosovës,  Shaban Tasholli.

Në këtë takim u diskutua për kushtet e përgjithshme të Policisë së Kosovës, rolit që kanë sindikalistët për përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe modaliteteve që do të mund të ndiqen në të ardhmen për krijimin e kushteve sa më të mira për Policinë e Kosovës.

Me këtë rast ministri Veliu theksoi se në shtetet demokratike roli i sindikatave është kurcial në angazhimin e tyre për përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve. Ai theksoi se në kuadër të prioriteteve të tij dhe vizionit për një polici më të mirë, do të koordinohet ngushtë me sindikatën e policisë, për krijimin e kushteve sa më të mira.

EkoHigjiena

Ministri Veliu vuri në dukje se gjatë mandatit të tij do të vazhdohet përkrahja në profesionalizmin e mëtejshëm të policisë dhe do të inkurajojë që të luftohen të gjitha dukuritë negative brenda policisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.