DYLON

Ministri Veliu priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të KEDS-it

Ministri Veliu priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të KEDS-it
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të KEDS-it, z. Alper Erbas, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast ministri Veliu theksoi se siguria e përgjithshme në Kosovë, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në klimën e të bërit biznes në Kosovë dhe prurjen e investitorëve të huaj. Ai tha se institucionet e sigurisë janë duke bërë punë të shkëlqyer për të garantuar secilin investitor në Kosovë.

Po ashtu u vlerësua bashkëpunimi i mirë në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KEDS-it dhe u premtua që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në veqanti edhe me Agjencionin e Menaxhimit Emergjent, për evidentimin e avarive të ndryshme dhe dëmtimet që mund të shkaktohen nga energjia elektrike.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.