DYLON

Ministri Veliu përkrahë Policinë e Kosovës

Ministri Veliu përkrahë Policinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan.

Në këtë takim u bisedua lidhur me kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se Policia e Kosovës gëzon një përkrahje të fuqishme nga ana e tij dhe se po bën përpjekje maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, znj. Kamberi duke falënderuar ministrin Veliu për përkrahjen e dhënë, theksoi se pret nga institucionet e vendit të respektojnë punën e palodhshme që po bëjnë të gjithë pjesëtarët e policisë, sidomos në këto ditë të vështira për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.