DYLON

Ministri Tahiri priti në takim ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie

Ministri Tahiri priti në takim ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie
Avatar photo Redaksia

Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie. Gjatë këtij takimi, Tahiri falënderoi Ambasadorin Delawie për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimit institucional të kësaj fushe.

Ministri Tahiri shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së SHBA-së drejt përmbushjes së objektivave gjithëpërfshirëse ligjore dhe institucionale.

Ambasadori, Greg Delawie, e uroi Ministrin Tahiri për detyrën e re dhe njëherit shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe në forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

EkoHigjiena

Ambasadori Delawie dhe Ministri Tahiri, ndanë bashkërisht konceptet dhe objektivat që duhet të zënë vend, në mënyrë që sistemi i drejtësisë të funksionoj mirëfilli sipas mandatit kushtetues dhe ligjor, e që paraqet një nga objektivat themelore të këtij mandati qeverisës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.