DYLON

Ministri Sveçla u takua me ministrin e Brendshëm të Turqisë, Ali Yerlikaya

Ministri Sveçla u takua me ministrin e Brendshëm të Turqisë, Ali Yerlikaya
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po qëndron në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku është pritur nga ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya.

Në këtë takim, ministri Sveçla  vlerësoi marrëdhënien e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve, ndërsa u diskutua edhe për sfidat aktuale dhe mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushën e sigurisë dhe teknologjisë, në të cilat Turqia ka shënuar arritje mbresëlënëse.

EkoHigjiena

Ministri Sveçla me këtë rast ka falënderuar Republikën e Turqisë, e cila ka mbështetur Republikën e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, e përgjatë gjithë procesit të shtetndërtimit, veçanërisht në fushën e sigurisë përmes ngritjes së  kapaciteteve njerëzore dhe atyre teknike.

Gjatë këtij takimi, në frymën e gatishmërisë për të shkëmbyer përvojat më të mira dhe arritjet në fushat që ministritë e dy vendeve mbulojnë, ministri Sveçla ka kërkuar që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në ekspertizat specifike, që do të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.